Vendosni fjalën kyçe....

Rama kritika kryebashkiakëve: Disa vijojnë të lejojnë ndërtimet pa leje, nëse s’do prisja SPAK-un, do i denoncoja vetë


Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për disa kryetarë bashkie. Ai tha se disa prej tyre që u zgjodhën në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar të qëndrojnë për inerci në krye të bashkive.

Gjatë asamblesë së PS, Rama u shpreh se disa kryebashkiakë që morën postin në një garë pa rivalë, bëjnë sikur kundërshtarët e tyre nuk ekzistojnë.

“Zgjedhjet vendore janë në prag. PS është garanci edhe për këto zgjedhje, këto përmirësime do i japin PS-së fuqinë e nevojshme për t’i përballuar. Do jenë bilanc, nuk jam shumë optimist për këtë bilanc për një pjesë jo të vogël të bashkive tona. Disa kryebashkiakë që u zgjodhën pa garë kanë qëndruar në krye të bashkisë sikur kundërshtarët nuk ekzistojnë, sikur papastërtia nuk ekziston.”– u shpreh kreu i PS-së.

Rama vazhdoi kritikat në drejtim të plehrave, mungesës së përgjigjeve për bashkëqeverisjen dhe moskrijimin e këshillave rinorë vendorë.

Ai tha se nëse nuk vepronte SPAK, ai vetë që do i çonte përpara drejtësisë.

“Si është e mundur që të harxhohen orë dhe para për t’i bërë telefonata kryetarëve të bashkive për t’i thënë aman, nga agjencia e bashkëqeverisjes, ndërkohë që sot bashkëqeverisja është detyrim ligjor, po ca do t’u thonë qytetarëve nesër dhe më çfarë syri dhe faqe do vijnë tek ne që të kërkojnë që të jenë përsëri kandidat, ndërkohë që edhe për plehrat dhe mos përgjigjet e platformës së bashkëqeverisjes dhe për shërbimet skandaloze dhe për mos zbatimin e ligjit dhe indiferencës ndaj të rinjve, për të këtë lloj kryetari bashkie që është pjesë e PS, kusuret i mbajmë ne, kusuret i mban PS këtu në krye të punëve dhe në ballin e betejës, ndërkohë që as ministra e as deputetë nuk kanë mundësi që të bëjnë punën e atyre kryetarëve të bashkive që i kanë kthyer kurrizin elektorin, PS dhe ligjit, për cilat arsye duhet të angazhohet policia, inspektorati, një forcë e madhe njerëzore për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet e kryetarëve të bashkive, se janë dëmet e tyre, ku sot ndërtohet pa leje tek dhe tuk në breg detin e Shqipërisë, sapo kthen kurrizi policia dhe inspektorati nga qendra janë disa kryetar bashkie që vazhdojnë avazin e tyre, është e paimagjinueshme kjo dhe nëse nuk do të isha në pritje që SPAK të bëj disa punë më të mëdha dhe të vendos një rend prioritetesh, mbase do isha unë që do bëja denoncimin sot, por nuk kam se si ia shtoj SPAK punët në drejtim të kësaj familje politike kur shoh që balanca jo në aspektin politik, por në aspektin e të drejtës është e shtrëmbërua.“- tha Rama.