Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk e mbyll gojën që SPAK-u të mos godasë vetëm njëanshmërisht por gjithanshmërisht


Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratave kundër tij pas presionit që i bëri SPAK-ut ditën e sotme nga selia e Partisë Socialiste.

Rama thotë që nuk do ta mbyllë gojën që SPAK-u të godasë vetëm nga njëri krah por duhet të godasë nga të gjitha anët.

Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxori katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”-shkruan Rama.