Kreu i forcave bërthamore të Amerikës ka dhënë një alarm në Kongres, duke sugjeruar se aftësia e Uashingtonit për të penguar sulmet nga rivalët mund të mungojë mes kërcënimeve nga Rusia dhe një ngritjeje të shpejtë të armatimit strategjik të Kinës.
“Ne po përballemi me dinamikën e parandalimit të krizës tani që e kemi parë vetëm disa herë në historinë e kombit tonë.” – tha të mërkurën në një seancë dëgjimore në Senat shefi i Komandës Strategjike të SHBA (STRATCOM), Admirali Charles Richard.
Ai përsëriti shqetësimet për ‘dinamikën e parandalimit trepalësh’, për të cilën ai paralajmëroi ligjvënësit në mars, duke përmendur krizën në Ukrainë.
“Kombi dhe aleatët tanë nuk janë përballur me një krizë si pushtimi rus i Ukrainës në më shumë se 30 vjet.” – tha Richard.
“Presidenti Vladimir Putin pushtoi në të njëjtën kohë një komb sovran ndërsa përdorte kërcënime bërthamore të fshehura hollë për të penguar ndërhyrjen e SHBA-së dhe NATO-s.”
Ndërkohë, liderët kinezë ‘po shikojnë nga afër luftën në Ukrainë dhe ka të ngjarë të përdorin kërëcënimin bërthamor në avantazhin e tyre në të ardhmen’, tha admirali.
“Synimi i tyre është të arrijnë aftësinë ushtarake për të ribashkuar Tajvanin deri në vitin 2027, nëse jo më shpejt.”
Richard ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për akumulimin bërthamor kinez dhe i ka bërë thirrje administratës së presidentit amerikan Joe Biden të rishqyrtojë financimin e zhvillimit të një rakete më të zhvilluar bërthamore.
“Lufta në Ukrainë dhe trajektorja bërthamore e Kinës tregon se ne kemi një hendek parandalues dhe sigurie kundër kërcënimit bërthamor.” – tha Richard. Ai shtoi se forcat bërthamore janë themeli i kapacitetit të SHBA-së për të penguar sulmet.