Vendosni fjalën kyçe....

“Stop vrasjeve shtetërore në qeli”-Berisha: PD proteston sot para komisariateve në të gjithë Shqipërinë


Vdekja më e fundit e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës pak ditë më parë ka bërë që Partia Demokratike të organizojë protestë ditën e sotme para komisariateve në të gjithë Shqipërinë.

Berisha ka shpërndarë njoftimin se protesta do jetë e heshtur nga ora 20:00 para komisariateve.

Stop vrasjeve shtetërore në qeli.

Proteste e heshtur kombëtare e PD sonte në ora 20.00 para narkokomisariateve në mbarë Shqipërinë!”-shkruan Berisha

I riu Ilvi Meta u gjet i pajetë në komisariatin e Kavajës dhe për këtë ngjarje u arrestuan dy efektivë policie dhe shefi i komisariatit me arsyet për “shpërdorim detyre”.