Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina përgatitet për kundërsulmin ndaj forcace ruse: Do i dërrmojmë brenda pak ditësh me armët që na ka dhënë Perëndimi


Forcat ukrainase mund të jenë në gjendje të nisin një sulm në shkallë të gjerë ndaj ushtrisë ruse deri në fund të qershorit, tha të enjten këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky, Alexey Arestovich.

“Një kundërofensivë është e mundur me grumbullimin e një numri të madh armësh perëndimore, të cilat do të jenë të mjaftueshme për disa brigada, të riarmatosura plotësisht, të stërvitura dhe të koordinuara, pas së cilës ne mund të sulmojmë.” – tha Arestovich për kanalin televiziv ‘Ukraina 24’.

Për sa i përket kohës, me shumë mundësi do të jetë fundi i qershorit – fillimi i korrikut. Armët e para që mund të ndalojnë armikun do të mbërrijnë në fund të majit ndërsa armër për të nisur sulmin jo më herët se gjysma e dytë e qershorit.

Arestovich ka premtuar vazhdimisht një kundërofensivë kundër ushtrisë ruse, e cila nisi një operacion në shkallë të gjerë kundër Ukrainës në fund të shkurtit.

Në fund të prillit, zyrtari tha se kundërofensiva mund të ndodhë në fillim të qershorit, duke e lidhur operacionin me dërgesat e armatimit të prodhimit perëndimor.

Megjithatë, më 1 maj, Arestovich dërgoi një prognozë edhe më optimiste, duke pretenduar se forcat ruse në lindje të Ukrainës mund të ‘dërrmohen’ që në fillim të majit.

“Perspektivat për ushtrinë ruse janë të pafavorshme në Ukrainë. Humbja mund të ndodhë deri më 9 maj.” – pohoi ai.

Mesazhet e përziera të dhëna nga zyrtari ukrainas, megjithatë, janë në kontrast të thellë me pikëpamjen e Moskës për ndikimin e dërgesave të armatimit perëndimor në konfliktin në vazhdim.

Ndërsa Rusia e ka paralajmëruar vazhdimisht Perëndimin kundër dërgimit të armëve në Kiev, ajo gjithashtu ka thënë se furnizimet nuk do të ndryshojnë rezultatin e konfliktit, por vetëm do ta zgjasin atë dhe do t’i shkaktojnë më shumë dëme dhe vuajtje popullit ukrainas.