Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Elva Margariti do përfitojë 10 mijë dollarë në vit nga koncesioni i Butrintit


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka nxjerrë dokumentet mbi përfitimet që do marrin anëtarët e bordit menaxhues të Butrintit, ku vetë ministrja e Kulturës Elva Margariti do përftojë 10 mijë dollarë në vit.

Të gjithë anëtarët e bordit dhe stafi mbështetës llogaritet të marrin 980 mijë dollarë nga paratë e Butrintit ku nga këto 350 mijë janë për 5 anëtarët e bordit të fonacionit.

Koncesioni i Butrintit gëzon ministren e (ç)Kulturës Margariti me një përfitim extra 10 mijë dollar në vit si anëtare e bordit të fondacionit.

980 mijë dollar llogariten për anëtarët e bordit dhe për stafin mbështetës të tyre nga paratë e Butrintit. Ku 350 mijë dollar janë pagesa në xhepat e 5 anëtarëve e bordit te fondacionit, një ndër të cilat është Elva Margariti.

Avokatja e lekëve të veta dhe jo e trashëgimisë tonë kulturore do paguhet dy herë: një herë me pagë mujore si ministre e kulturës dhe një herë me honorare 10 mijë dollar në vit si anëtare e bordit të fondacionit privat për Butrintin!

Ky është një nga detajet e shumta të kkontratës se koncesionit te Butrintit, e quajtur marrëveshje, ku përfituesit e vetëm janë personat privat që do marrin Buntrintin, si dhuratë nga qeveria për 10 vjet!”-shkruan Zhupa.