Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti te “Rruga e Kavajës” mesditën e sotme në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit i cili përplasi prindërit dhe foshnjën e tyre të mitur policia i kishte hequr patentën para disa javësh
Raportohet se drejtuesi është Ajas (Ilir) Sulejmani i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi për shkak se policia ia kishte hequr tre javë më parë.
Suljemani ishte me shpejtësi dhe kaloi semaforin me të kuq.
Policia në njoftimin paraprak tha se prindërit V.K 43-vjeç dhe A.K 48 vjeç së bashku me fëmijën e tyre 3 muajsh ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha kur janë përplasur.
Ata janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhej në njoftimin paraprak të policisë.