Grupi parlamentar i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj ka gati draft dokumentin e hartuar në bashkëpunim me rreth 30 deputetë të PD për procedurat dhe kriteret që duhen ndjekur dhe respektuar në lidhje me zgjedhjen e Presidentit.
Hashtag.al sjell të përmbledhur dokumentin e punës së deputetëve demokratë.
- Procesi për zgjedhjen e presidentit, detyrim kushtetues për opozitën
- Presidenti të zgjidhet në njënproces konsensual gjithëpërfshirës mes qeverisë dhe opozitës
- Procesi të garantojë pjesëmarrjen substanciale të opozitës
Kriteret e propozuara nga grupi i deputetëve, i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, përtej kritereve kushtetuese, në mënyrë që të garantojë integritet moral dhe profesional
- Të nos jetë angazhuar në politikë aktive dhe partiake në 5 vitet e fundit
- Të ketë dëshmuar aftësi për të përballur presionin politik
- Të bëjë transparencë për të ardhurat
- Të mos ketë qenë informator, bashkëpunetor i Sigurimit të Shtetit dhe të mos ketë mbajtur post drejtues politik në organet e Partisë së Punës dhe të strukturave të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme deri në 90-ën
- Të permbushë kushtet për ligjin e dekriminalizimit
- Me përvojë pune të paktën 15 vjet, ku të ketë dëshmuar integritet moral dhe profesional
Procesi parlamentar
- Vetëm pasi të kenë rënë dakord për rregullat dhe kriteret, palët të përfshihen në fazën e emrave në një proces të perfshirjes së barabartë
- Procesi të synojë zgjedhjen me çdo kusht të Presidentit me 84 vota
- Propozohet me detaje ngritja e një komisioni për përzgjedhjen e emrave nga secila palë, me ftesën se dokumenti është i hapur për diskutime