Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës lë në burg biznesmenin shqiptar të akuzuar nga Spanja për trafik droge


Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest me burg” biznesmenin shqiptar i cili u arrestua për llogari të autoriteteve spanjolle.

Biznesmeni shqiptar, Nikolin Janina, i njohur si bosi i dyqanit “Porcelanosa”, i akuzuar për trafik droge është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.

Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opiumi në disa shtete të Europës.