Një grua rreth 50-vjeç ka ndërruar jetë pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës.
“BalkanWeb” se gruaja është paraqitur rreth orës 04:00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit pasi ka pasur hemorragji. Stafi mjekësor i ka bërë një gjilpërë e më pas është dërguar në banesën e saj.
Më tej mësohet se këtë mëngjes familjarët e kanë gjetur trupin e gruas pa shenja jete e për këtë akuzojnë bluzat e bardha.
Policia ndërkohë është duke punuar për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.