Udhëheqësja e Sinn Fein në Irlandën e Veriut, Michelle O’Neill, ka bërë thirrje për një ‘debat të ndershëm’ mbi ribashkimin irlandez, pasi partia e saj doli nga zgjedhjet partia më e madhe në Irlandën e Veriut, e para në historinë e territorit të sunduar nga Britania.
Sinn Fein siguroi shumicën e vendeve në zgjedhjet e asamblesë së Irlandës së Veriut gjatë fundjavës, duke dalë me 27 vende krahasuar me 25 të Partisë Unioniste Demokratike (DUP). Partia josektare e Aleancës fitoi 17 vende, ndërsa Partia Unioniste e Ulsterit mori nëntë, dhe ajo Sociale Partia Demokrate (SDLP), një parti më e vogël nacionaliste, mori tetë vende.
Rezultati është paraqitja më e mirë ndonjëherë e Sinn Fein në historinë 100-vjeçare të Irlandës së Veriut dhe shënon herën e parë që një parti nacionaliste irlandeze bëhet më e madhja në asamblenë e territorit.
“E sotmja përfaqëson një çast shumë domethënës ndryshimi. Është një çast përcaktues në politikën tonë dhe për njerëzit tanë.” – tha O’Neill të dielën. Udhëheqësja nacionaliste shtoi se tani duhet të ketë një ‘debat të ndershëm’ për bashkimin e Irlandës së Veriut me Republikën e Irlandës në jug, një parim thelbësor i platformës së Sinn Fein.
Megjithatë procesi premton të jetë tejet i ndërliukuar. Ligjet për ndarjen e pushtetit u miratuan në Irlandën e Veriut pas marrëveshjes së së Premtes së Mirë, duke kërkuar që dy partitë më të mëdha në asamblenë prej 90 vendesh të formojnë një qeveri së bashku.
DUP, e cila përfaqëson popullsinë protestante të territorit dhe kundërshton ashpër bashkimin, ka të ngjarë të mos pajtohet me mbajtjen e një referendumi për këtë çështje.
Edhe duke lënë mënjanë mosmarrëveshjen e tyre të qenësishme për çështjen e ribashkimit, Sinn Fein dhe DUP duhet tani të formojnë një qeveri dhe nëse dështojnë për ta bërë kjo do çojë në imponimin e sundimit të drejtpërdrejtë britanik dhe zgjedhje të reja.
DUP është zotuar të abstenojë nga qeveria nëse Marrëveshja e Brexit midis MB dhe BE, e cila ka krijuar një barrierë tarifore midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar, anulohet ose rishikohet.
Ish krahu politik i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA), Sinn Fein dominon zonat katolike të Irlandës së Veriut duke operuar nsjë rrjet të rrënjosur patronazhi, dhe së fundmi është bërë partia më popullore edhe në Republikën e Irlandës, sipas sondazheve të fundit të opinionit.