Grupi i biznesmenit amerikan Todd Boehly ka arritur një marrëveshje për të blerë gjigantin anglez të futbollit Chelsea në një marrëveshje rekord prej 4,25 miliardë paund, njoftoi klubi.
Ndërsa 2,5 miliardë paund do të aplikohen për blerjen e aksioneve në ekip, 1,75 miliardë paund shtesë do të dedikohen nga pronari për investime të mëtejshme për të mirën e klubit, tha Chelsea në një deklaratë.
“Kjo përfshin investime në Stamford Bridge, Akademi, Ekipin e Grave dhe Kingsmeadow dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea”, shtoi klubi.
Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, “sipas të gjitha miratimeve të nevojshme rregullatore”, sipas klubit.
Boehly zotëron aksione në Los Angeles Dodgers të Major League Basketball, Los Angeles Lakers të NBA-së dhe Los Angeles Sparks të WNBA-së.