Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet në një spital privat autori i dyshuar që përplasi çiftin e bashkëshortëve me foshnjën 3 muajsh


Është ndaluar në një spital privat autori i dyshuar i aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

39-vjeçari Ajas (Ilir) Sulejmani u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi me mjetin e tij ‘Mercedes-Benz G-Class’ një çift bashkëshortësh bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe.

Më herët u ndalua edhe bashkëudhëtari i tij.

Njoftimi

“Pas një pune intensive hetimore u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të Aksidentit Rrugor në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe si dhe shoqërimi i tijj në ambientet e Komisariatit te Policisë Nr.2, për kryerjen e veprimet të tjera hetimore në funksion të ngjarjes rrugore.”