Vendosni fjalën kyçe....

Policia greke arreston shtetasin shqiptar me kokainë, i sekuestrohet një armë dhe mijëra euro


Një shqiptar 46-vjeçar është arrestuar nga policia greke në Athinë pasi ai raportohet se trafikonte drogë nga Atika Perëndimore drejt periferive jugore.

Kur e arrestoi, policia në zonën e Agios Dimitrios gjeti “2 pako me 670 gram kokainë, një pistoletë me 9 fishekë, 2 peshore elektronike, dy makina, 16600 euro dhe 33700 lekë shqiptare”.

Dhjetë vite më parë ai u arrestua sërish për trafikim të një sasie kokaine por edhe për vjedhje.