Vendosni fjalën kyçe....

Policia thotë se 39-vjeçari që përplasi çiftin e bashkëshortëve e foshnjën 3 muajshe kishte konsumuar drogë (Video)


Sipas policisë, 39-vjeçari, i cili aksidentoi çiftin e bashkëshortëve e foshnjën e tyre 3 muajshe te ‘Rruga e Kavajës’ në Tiranë paraditen e sotme, ka rezultuar pozitiv në testin e drogës.

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e sotme në kryeqytet ku Ajas Sulejmani pasi kaloi semaforin me të kuqe përplasi çiftin e foshnjën e tyre të mitur.

Ai  u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe u ndalua pak orë më vonë në një spital privat në Tiranë. Sulejmani ishte ndëshkuar edhe tetë herë të tjera nga Policia Rrugore për shkelje të ndryshme.

Njoftimi

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se: Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.”