37-vjeçari, Olgert Dhimitri i cili një ditë më parë vrau me thikë fqinjin e tij në Tiranë është arrestuar nga policia.
Dhimitri qëlloi me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo pas një sherri banal mes tyre, ndërsa ky i fundit nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Autori u shoqërua ditën e djeshme nga policia, ndërsa pas hetimeve nga policia atij i është prerë urdhri i arrestit.
Fillimisht ata kanë debatuar me njërin tjetrin në një lokal në lagje, dhe pasi kanë dalë jashtë 37-vjeçari e ka goditur Kapon me thikë.
Autori dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ndodhi konflikti dhe se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.