Vendosni fjalën kyçe....

Radikalët e majtë pro abortit në SHBA bëjnë thirrje për terrorizimin e kishave dhe familjeve të gjyqtarëve


Radikalët pro abortit planifikojnë të terrorizojnë kishat katolike në Ditën e Nënës pasi u zbulua se Gjykata Supreme mund të ndalojë abortin.

‘Ruth Sent Us’, një organizatë e së majtës radikale, ka dërguar një njoftim në mediat sociale për protesta sadiste që do ndodhin në vende të panjohura kishash nëpër qytetet metropolitane.

“Pavarësisht nëse jeni një katolik, ish-katolik, me besim tjetër ose pa besim fare, pranoni se gjashtë katolikë ekstremistë u nisën për të përmbysur ligjin kundër abortit. Qëndroni pranë një kishe ose brenda saj në 8 maj.” – shkroi grupi radikal në Twitter më 3 maj.

Protestat e së dielës janë pjesë e të ashtuquajturës ‘javë aksioni’. ‘Ruth Sent Us’ ka publikuar gjithashtu adresat e supozuara të shtëpisë së gjyqtarëve në internet për protestuesit radikalë që të lokalizojnë dhe të shkojnë pranë banesave që t’i frikësojnë.

“Ngrihuni nga data 8 maji e ë vijim. Shkoni në shtëpitë e gjashtë gjyqtarëve ekstremistë, tre në Virxhinia dhe tre në Maryland.” – thotë faqja në internet e organizatës.

“Gjykata jonë e Lartë 6-3 ekstremiste nxjerr rregullisht vendime që lëndojnë gratë, pakicat racore, LGBTQ+ dhe të drejtat e emigrantëve.” – thuhet në faqen e grupit.

Lidhja e grupit me emërtimin ‘Ruth’ duket të jetë një referencë për gjyqtaren Ruth Bader Ginsburg, e cila ishte një mbrojtëse e fortë e të drejtës ligjore për të abortuar foshnjat.