Policia ka arritur të kapë 21-vjeçarin Kristi Mejdolli, i cili u arratis mesditën e kësaj të diele nga ambientet e Gjykatës së Korçës, ku pritej t’i jepej masa për një vjedhje të pretenduar.
Mejdolli akuzohej për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom dhe arrestimi i tij ishte bërë i mundur të premten.
Ai dyshohet se ka vjedhur një motor frigoriferi dhe një biçikletë në banesën e 44-vjeçarit V. H.
“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së sotme, i cili bënte fjalë për largimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e shtetasit K. M., (i arrestuar më parë për vjedhje) ju informojmë se falë veprimeve të shpejta, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës dhe shoqërimi i tij, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.