Vendosni fjalën kyçe....

Vijon shfaqja në SHBA e dokumentarit që ‘demaskon’ manipulimin e zgjedhjeve presidenciale 2020


Një film i ri nga aktivisti konservator Dinesh D’Souza që ekspozon trafikun e paligjshëm të votave në shtetet e fushëbetejës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 po shfaqet në më shumë se 250 kinema të SHBA-së.

Një turmë prej rreth 200 personash mbushi një sallë në Macomb County, Michigan, për të parë filmin dokumentar të D’Souza ‘2000 Mules’.

Filmi mund të shikohet online duke filluar nga data 7 maj.

Dokumentari përdori gjurmimin e sinjalit të celularit, gjeombulimin dixhital dhe kasetat e vëzhgimit me video të kutive të votimit në mungesë për të treguar se ndërmjetësit me pagesë të quajtur ‘transportues’ mblodhën në mënyrë të paligjshme dhe shpërndanë qindra mijëra fletë votimi në mungesë në bastionet e demokratëve në pjesën më të madhe të kombit në zgjedhjet 2020.

Ish-presidenti Donald Trump dhe një pjesë e Republikanëve i kanë quajtur të manipuluara zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 duke përmendur ndër të tjhra votimin me postë, votimin dixhital si dhe futjen e fletëve të paligjshme të votimit.