Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i hokejit në akull plagoset në incidentin e çuditshëm (Video)


 

Tifozët e hokejit mbi akull janë mësuar me dëmtimet e rastësishme që janë pjesë përbërëse e sportit në fjalë po ajo që ndodhi në ndeshjen play-off të së premtes midis Boston Bruins dhe Carolina Hurricanes ishte ndoshta më e pazakonta e parë në historinë e NHL-së.

Pasi Bruins kaluan në epërsi 3-1, tifozët e tyre delirantë festuan në traditën e nderuar të NHL-së duke goditur xhamin prej pleksiglasit që rrethon akullin.

Fatkeqësisht, këtë herë festimet e tyre të ashpra bënë që një pjesë e xhamit të rëndë të papërshkueshëm nga thyerja të shkulej e të binte mbi koordinatorin e Bostonit, Joe Foley.

Pamjet që kapën incidentin duket se tregojnë shkallën e lëndimeve të pësuara nga Foley, me raportet që tregojnë se ai ishte shtruar në spital si pasojë e aksidentit pasi mjekët nga të dy ekipet nxituan për t’i dhënë atij kujdesin mjekësor.

Thuhet se Foley ishte i vetëdijshëm kur u largua nga arena.