Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat e ka quajtur një kusht të panegociueshëm zgjedhjen e një presidenti antikomunist.
Alibeaj shprehu nevojën e zgjedhjes të një figure të pakorruptueshëm dhe të pajoshur nga qeveria.
Ndjej një kënaqësi personale në karrierën time, ku të gjithë ata aty që ishin të pranishëm kishin një kusht të panegociueshëm: Presidenti që do të duhet të zgjidhet duhet të jetë antikomunist. Ky vend duhet të japi një shenjë të fortë që presidentin duhet ta ketë antikomunist. Kjo ka turbulluar shumë mendje këto ditë. Jo të shitur të Rama, jo të blerë. Antikomunist, jo ai vetëm, por të gjithë familjarët. Opozita ka legjitimitetin e saj për të marrë pjesë në proces, për të propozuar figura që s’kanë lidhje me komunizmin, i pakorruptueshëm, i pajoshur nga qeveria”,- tha Alibeaj.
Më tej ai u shpreh se drafti i propozuar nuk është përfundimtar dhe mund të pasurohet.
Ditën e nesërme në Kuvend nuk do ketë negociata me Grupin socialist por do jetë vetëm mbledhje e konferencës së Kryetarëve
“Grupi, kolegët deputetë menduan që duke më atribuar të drejtën për ta ccuar para këtë proces duke mos e konsideruar final këtë draft që ai mund të pasurohet, shtohet, pasurohet. Një proces konsultimi sa më gjerë. Nesër është vetëm Konferenca e Kryetarëve, nuk ka negociatë”, deklaroi Alibeaj.