Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje Bordit të Transparencës të japë dorëheqjen: Shqiptarët i blejnë ushqimet 20% se një muaj më parë


Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje anëtareve të Bordit të Transparencës të japin dorëheqjen duke dhënë alarmin për atë që ai e cilësoi si krizën e urisë me rritjen e çmimeve.

Nga Kuvendi Berisha u shpreh se  sot shqiptarët i blejnë ushqimet 20% më shtrenjtë se 1 muaj më parë.

“Sot  mediat informuan se shqiptarët blejnë ushqimet e tyre mesatarisht 20% më shtrenjte se një muaj më parë. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka bërë që sirenat e risë të oshtijnë në të katërtat anët  e vendit. Dhjetëra mijëra të sëmurë nuk po blejnë dot ilaçet e tyre. Narkoqeveria rri duarkryq. Mjaftohet me propaganda. Kanë krijuar bordet por janë shushunja më keq se monopolet. U bëj thirrje të tërhiqen.  Qytetarët varfërohen, qeveritarët e oligarkët pasurohen. Besimtarët myslimanë shqiptarë Edi Rama ua prishi gëzimin e Bajramit. Nuk e hapi xhaminë”