Në Superioren shqiptare duket se 3 javë nga fundi kanë përfunduar edhe dilemat se kush bie nga kategoria pasi edhe titulli kampion u fitua nga Tirana.
Barazimi 1-1 në stadiumin e Kamzës rrëzon matematikisht Skënderbeun në Kategorinë e Parë, teksa kur mbeten edhe 3 javë, diferenca është 9 pikë, por rrogozhinasit janë më mirë në sfidat direkte.
Sfida Dinamo-Skënderbeu u hap nga goli Elvi Berishës në minutën e 83-të.
Në limitet e ndeshjes, pikërisht në minutën e 10-të shtesë, Dinamo barazon me Lilajn për 1-1.