Vendosni fjalën kyçe....

Dita e Europës, Kryemadhi: Duhet të dedikojmë çdo energji për një politikë konstruktive


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar një mesazh me rastin e Ditës së Europës, ku shprehet se politikanët shqiptarë duhet të dedikojë çdo energji për një politikë konstruktive, që Shqipëria të integrohet sa më parë në BE.

 “Sot është Dita e Europës së bashkuar në vlera. Familja e madhe e vendeve që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen, paqen dhe prosperitetin e qytetarëve të tyre. Duhet të dedikojmë çdo energji për një politikë konstruktive, që krahas vendndodhjes gjeografike dhe bashkëndarjes së vlerave, Shqipëria të integrohet sa më parë, si anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian. 🇦🇱🇪🇺 #EuropeDay.”– shkruan Kryemadhi.