Vendosni fjalën kyçe....

Dita e Europës/ Meta: Krah Ukrainës me shpresën e rikthimit të paqes


Presidenti Ilir Meta ka një mesazh me rastin e Ditës së Europës për të mbështetur Ukrainën në rikthimin e paqes.

Meta shton se Shqipëria duhet të bëjë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen europiane.

“Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë.

Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!”– shkruan Meta.