Vendosni fjalën kyçe....

Drafti i Alibeajt/ Bozdo: Nuk ka propozime deputetësh të veçantë në emër të PD-së, skenar i turpshëm dhe bajat


Pas Edi Palokës ka reaguar edhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo pas emailit të Enkelejd Alibeajt drejtuar deputetëve, në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Në një postim në Facebook, Bozdo shkruan se nuk mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë në emër të PD-së. Sipas tij, këtë tagër e ka vetëm Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

“Dokumenti i shpërndarë dje në ‘emër të grupit parlamentar të PD’, nuk është gjë tjetër veçse disa kritere të Ramës, të vendosura në gojën e atyre që jo vetëm nuk përfaqësojnë PD, por që kërkojnë që kështu zgjedhjen e presidentit t’ia lënë më dorë totalisht Ramës!

Rama nga ana e tij do deklarojë që zgjedhje ishte ‘konsensuale’ me opozitën! Një skenar i turpshëm dhe bajat.

Është një skenar i tillë sepse synon një opozitë vasale, të kapur, të papërgjegjshme, në kurndërshtim me interesat e shqiptarëve! Kjo kohë ka mbaruar!

PD sot përfaqëson rezistencën politike dhe qytetare ndaj qeverisjes më të korruptuar në Evropë!  Si e tillë ajo do të mbrojë vetëm interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe jo të Ramës dhe të shiturve tek ai!”– shkruan Bozdo, një ditë pas draftit të propozuar nga Alibeaj për kriteret që duhet të ketë presidenti i ri.