Pas afro dy javësh nga shkarkimi i saj, ish-prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.
E pyetur nga ky i fundit nëse e shikon si të drejtë Reformën në Drejtësi, ish-prokurorja ka rrëfyer se e ka provuar në kurrizin e saj se sa e padrejtë është.
“Unë kam qenë edhe si prokurore njeri i lirë dhe besoj kjo është arsye përse nuk jam më në radhën e prokurorisë. Nuk dal dot në konkluzione direkte për reformën. Ndaj e ndava nga procesi im. Sidoqoftë edhe para shkarkimit tim ka patur raste që jo vetëm unë, por anëtarë të komunitetit tonë kanë mbetur të çuditur nga vendimarrjet. Zoti Vangjeli përmendi zotin Martini, i cili ashtu si unë edhe ai është ‘malok prej Tropoje’.
Sot, prokuroria e Tiranës, nga 80 prokurorë që duhet të ketë ka 40 e ca prokurorë, duke mos përballuar dot ngarkesën e punës. Punon me njuë numër të ulët të prokurorëve duke mos dhënë atë që duhet.
Që është e padrejtë e kam provuar në kurriz. Që është e kontrolluar nuk e di ta them për momentin pasi njeriu duhet të bëjë hetimet.”– tha Imeraj.
Rakipi këmbënguli dhe vijoi ta pyeste zonjën Imeraj nëse mendon se Reforma është e kontroluar dhe kush mund të jetë duke e kontrolluar: politika shqiptare apo ndërkombëtarët.
Por kësaj pyetjeje Imeraj nuk i dha përgjigje, por u ndal në procesin e Vettingut ndaj saj, ku theksoi ato që nuk kanë shkuar mirë në këtë proces.
“Mua nuk më takon të them që organet tona të Vettingut janë të kontrollueshëm, se nëse arrijmë në këtë konkluzion sot atëhere i bie që ne je i kthyer në vitë më të mëparshme dhe në gjendje më të keqe se sa në vitin 2004 kur kam filluar unë punë.
Për t’u futur në detaje, procesi i Vettingut ndaj meje filloi në kushte konflikti të pastër interesi për arsye personale të vogla, që në atë kohë mua më dukeshin totalisht të parëndësishme. Ndaj meje ndaj ish-relatorja e çështjes sime e cila u përjashtua me një vendim nga vetë KPK, ‘që ti je gjendur në kushtet e konflikti8t të interesit’. Pas këtij momenti i gjithë procesi vijoi i ngarkuar me denoncime anonime. Dhe kur i referohem 1994, i referohem pikërisht kësaj, tërësia e akuzave të përsëritura ndaj meje: përgjimi i një ish-vëzhguesi ndërkombëtar, ndërhyrje të padrejta ndaj një ish-anëtari të KPK-së, elementë të tjerë që lidhen me mënyrën se si procedohet dhe se si drejtohet detyra ime në Prokurorinë e Tiranës. Të gjitha këto kanë zanafillën në një denoncim anonim të një zotërie të quajtur Rrahim Shehu, ku në Republikën e Shqipërisë rezultojnë gjashtë të tillë dhe asnjëri prej tyre nuk e ka bërë një denoncim të tillë.
Në momentin që më është prezantuar si element që opinionet dhe gjetjet e vëzhguesit të ONM-së kishin të paktën 3 prej tyre denoncimin anonim të Rrahim Shehut, më është dashur të bëj verifikimet e mia administrative për t’i prezantuar në KPK dhe më pas dhe në KPA.”- tha Imeraj.