Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji: Mbledhja e grupit dështoi me 21 deputetë, presidenti duhet të jetë politik



Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Salianji i cili sëbashku me pjesëtarë të grupit të Rithemelimit mungoi, u shpreh se mbledhja dështoi me vetëm 21 deputetë pjesëmarrës.

Ndryshe nga propozimi i Alibeajt, Salianji thotë se kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë.

 “I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!

Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që t’i qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!

63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!”– shkruan Salianji.