Vendosni fjalën kyçe....

Ish punonjësja e vettingut: “Ju rrëfej komplotin kundër Elisabeta Imerajt”


Një ish-punonjëse e organeve të vettingut në një dëshmi direkt në emisionin “Të Pakspozuarit” në MCN TV ka rrëfyer komplotin kundër Elisabeta Imerajt dhe sesi Ina Rama nuk i kthehu përgjigje për të qenë dëshmitare.

Gjatë dëshmisë së saj ish-punonjësja e cila nuk e identifikoi veten për shkak se tha se është kërcënuar edhe me jetë.

Ajo tha se ka punuar për tre vite në shkallën e parë të vettingut dhe madje është konfliktuar me drejtuesen Genta Bungon.

Ish-punonjësja theksoi se ajo është kërcënuar dy herë në emër të Genta Bungos dhe madje e ka referuar çështjen në polici.

Kam punuar për gati tre vite te Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Jam përzgjedhur sipas kritereve ligjore. Kam edhe certifikatë sigurie. Ka ndodhur një situatë kur unë jam kërcënuar me jetë. Më ka ndodhur dy herë. Një herë në tetor të vitit 2021 dhe në shkurt të vitit 2019 jam kërcënuar me jetë. Unë dhe familja ime. Herën e parë nuk e kuptova arsyen, I jam drejtuar organeve kopetente. Herën e dytë ishte kërcënim fizik. Kërcënimi nga një preson i maskuar.

Bëhej fjalë për disa mesazhe që unë kisha këmbuar me të. Titullarja është zonja Genta Bungo dhe jam kërcënuar në emër të asaj.

Duke qenë se jam një person që pavarësisht kërcënimit prirem t’u drejtohem organeve ligjore. I jam drejtuar Komisariatit nr.4”-tha ish-punonjësja.

Dëshmitarja vijon rrëfimin e saj se e ka ndjekur procesin ndaj Elisabeta Imerajt nëpërmjet medias. Ajo tha se i është drejtuar Ina Ramës si kryesuese e Kolegjit të Pavarur të Apelimit për të qenë dëshmitare e çështjes.

Duke qenë se e kam ndjekur procesin dhe më tërhoqi procesi i zonjës Imeraj. Unë jam vetëofruar me letër Ina Ramës dhe ONM-së për t’u vetëdëshmuar në këtë proces. Nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe nuk e di.”-tha dëshmitarja./ Hashtag.al