Shkarkohet nga detyra Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ai u përball për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 5 maj lidhur me problemet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.
Kasaj në seancën e mëparshme më 17 mars kishte kërkuar riçeljen e hetimit edhe në dy kriteret e tjera, por sipas KPK-së u vërejtën paqartësi të burimeve financiare të subjektit të rivlerësimit dhe të personave të lidhur me të.
Nga analiza financiare paraprake për periudhën 2010-2016 Kasaj rezulton me balancë negative në vlerën e 31 milionë lekëve.
Kasaj u pyet nga vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler lidhur me marrëdhënien që kishte me kompaninë e biznesmenit Shkëlqim Fusha, prej nga kishte marrë një hua në shumën 140 mijë euro.
Në përgjigjen e tij, prokurori tha se i kishte marrë 140 mijë euro hua pa interes biznesmenit Shkëlqim Fusha, por që raporti mes tyre është konsideruar nga DSIK si i papërshtatshëm dhe si një sjellje e pa papajtueshme me detyrën e Kasajt. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Emror Kasaj kishte hetuar një çështje penale, ku mes të pyeturve kishte qenë edhe Shkëlqim Fusha.