Vendosni fjalën kyçe....

Manja: Kur do hapen nga drejtësia petët e lakrorit për Berishën


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të vihet para drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash” ku ishte e pranishme edhe Ambasadorja Yuri Kim, Manja tha se Berisha duhet të hetohet për vrasjet e 21 Janarit, ‘Gërdecin’, çështjen ÇEZ/DIA dhe kompleksin ‘Partizani’.

Ore kur do hapen nga drejtësia e re petët e lakrorit të këtij njeriu që e ka pasur okllainë e pushtetit në dorë kur kanë ndodhur gjëmat dhe skandalet më të mëdha në këtë vend?! Nëse është i pafajshëm siç ulërin me të madhe, dhe një dynja e gjitha, bashkë me vetë shtetin amerikan kanë lajthitur deri në pikën që t’i bien në qafë një plaku qelibar, atëherë le të na e thotë pra drejtësia e re këtë!

Të hetohet roli i tij në 21 janar, të hetohet roli i tij në Gërdec, të hetohet roli i tij në aferat e bujshme të Çez/Dias, apo klubit Partizani, të hetohen edhe burimet financiare të djalit të tij, që atje në Amerikë është bërë edhe personazh filmash e librash… dhe nëse në të gjitha këto punë që nuk duken hiç të bardha, zotëria del i larë, hajde t’i kërkojmë falje dhe t’i kërkojmë edhe Amerikës t’i kërkojë falje!”-deklaroi Manja.