Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” një dëshmitare e cila u prezantua si ish-punonjëse e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregoi se si është kryer komploti ndaj ish prokurores Elisabeta Imeraj.
Ish-punonjësja tregoi se është kërcënuar me jetë në emër të drejtueses së KPK-së Genta Bungo për shkak të disa mesazheve të shkëmbyera.
Dëshmitarja tha se kërcimi ka qenë në lidhje me Imerajn dhe jo vetëm për shkak të procesit të vettingut.
Ish-punonjësja theksoi se Bungo kishte urrejtje ndaj Imerajt dhe ndaj veriorëve në përgjithësi. Një paragjykim ky që nga Imeraj u cilësua si shkak për shkarkim.
Dëshmitarja tha se kërkoi të ishte dëshmitare për rastin Imeraj, në Kolegjin e Pavarur të Apelimit por kërkesa e saj nuk mori asnjëherë përgjigje.
DËSHMIA E PLOTË:
Dëshmitarja: Mirëmbrëma
Ylli Rakipi: Zonjë ju nuk doni të identifikoheni. Pse?
Dëshmitarja: Po ju dëgjoj
Sepse ndihem e kërcënuar dhe të paktën e dinë një pjesë njerëzish se kush mund të jem por mo të jem e shumë e ekspozuar si person … Jeta është shumë e shtrenjtë
Rakipi: Ju keni punuar në organet e vettingut?
Dëshmitarja: Kam punuar për gati 3 vite në organet e pavarur të Vettingut. Jam përzgjedhur nga ai Komision për të ushtruar detyrën time për të cilën jam përzgjedhur. Kam plotësuar përveç kritereve profesionale, kriteret ligjore kam qenë nën certifikatë sigurie për ruajtjen dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Pra e kam konsideruar veten një person të monitoruar për gjatë gjithë kohës që kam punuar në atë institucion. Besoj se kam treguar integritet dhe profesionalizëm gjatë kohës së punës sime.
Rakipi: Gjatë kohës së shkarkimit të zonjës Elisabeta Imeraj, ju ishit në punë aty?
Dëshmitarja: Jo, jo, unë kam gati 1 vit që jam larguar nga puna ime me dëshirën time dhe me vlerësim maksimal nga ana e Komisionit për kohën që kam punuar aty.
Rakipi: Po si e dëgjuar këtë maloke dhe ku e dëgjuat?
Dëshmitarja: Atëherë, ka ndodhur një situatë kur unë jam kërcënuar me jetë dhe nuk është rasti i parë. Më ka ndodhur në tetor të vitit 2021, më ka ndodhur dhe më përpara. Në shkurt të vitit 2019 unë jam kërcënuar me jetë. Unë dhe familja ime. Herën e parë nuk e kuptuam arsyen, i jam drejtuar organeve kompetente. Hetimi është mbyllur pa asnjë rezultat, pa asnjë gjetje të kërcënuesit. Herën e dytë ishte kërcënim fizik.
Rakipi: E njohët kush ishte?
Dëshmitarja: Jo ishte një person i maskuar. Por kërcënimi që ai më shprehu ishte në emër të ish-titullares me të cilën unë kam punuar.
Bëhej fjalë për disa mesazhe që unë kisha këmbyer me të për shkak të një situate. Ish-titullarja e KPK-së është zonja Genta Bungo dhe jam kërcënuar në emër të asaj.
Duke qenë se jam një person që pavarësisht kërcënimit, pavarësisht gjërave që ndodhen në këtë vend prirem t’u drejtohem organeve ligjore për të ndjekur çfarëdolloj situate. I jam drejtuar Komisariatit nr.4 kur më ka ndodhur kërcënimi që të ndiqte situatën.
Rakipi: Cili ka qenë kërcënimi? Çfarë ju kanë thënë?
Dëshmitarja: Në lidhje me disa mesazhe që unë kisha këmbyer me titullaren për një situatë tjetër. Personi më ka shprehur kërcënimin me jetë në emër të saj që unë të mos flas.
Rakipi: Se ju dukeni sikur keni qenë në konflikt me Bungon me këtë qe tregoni…
Si lidhet me Elisabeta Imerajn? Kjo është në interesin tonë.
Dëshmitarja: Mesazhet që unë kam këmbyer me zonjën Bungo i kam shprehur disa gjëra që kanë lidhje me zonjën Imeraj dhe me raste të tjera. Nëse do isha person pa integritet, pa profesionalizëm, dashakeqës ndaj procesit do kisha nxjerrë gjëra të tjera me ato që kam kuptuar unë në punën time. Sepse të kuptosh nuk është krim besoj…
Rakipi: Çfarë keni kuptuar ju?
Dëshmitarja: Unë i jam drejtuar zonjës Genta në lidhje me çfarë kam kuptuar unë me atë çfarë ka ndodhur në çështjen e zonjës Imeraj.
Rakipi: Çfarë keni kuptuar ju?
Dëshmitarja: Atë e dinë të gjithë jo vetëm unë për urrejtjen që zonja Genta kishte për zonjën Imerajn dhe për veriorët në përgjithësi sepse mua nuk më pëlqen ta them fjalën malok.
Rakipi: Dhe ajo jua shprehu ju këtë gjë?
Dëshmitarja: Mua, të tjerëve, në marrëdhënien e punës.
Rakipi: Ju çfarë ju tha konkretisht?
Dëshmitarja: Kanë qenë disa raste, unë I kam thënë në deklarimin tim dhe për çfarë kam thënë në dëshmitë e mia unë mbaj përgjegjësi të plotë. Një pjesë janë të vërtetueshme dhe me prove të dokumentuara të gjendura në ambientet e Komisionit.
Rakipi: Kë keni informuar?
Dëshmitarja: Si mund të shkoj t’i tregoj unë dikujt se ky kanë thënë kështu për ty. Unë nuk kam lidhje me zonjën Imeraj.
Rakipi: Pse e ndjeve të nevojshme të na e tregosh ne?
Dëshmitarja: Unë jam një person që e kam ndjekur procesin.
Atëherë vetë KPK, na ka përfshirë në një situatë që unë s’dua të flas sepse është një çështje për të cilën po bëhet një hetim dhe unë nuk mund të flas më tepër për këtë. Unë nuk mund të flas më shumë.
Kikia: Në çështjet e anonimatit jemi të prirur ta konsiderojmë me rezerva… por gjithsesi është një sinjal nëse përtej komunikimit në këtë studio do të konsiderohet seriozisht për t’u çuar më tej nga organet kompetente, mendoj do jetë e nevojshme për t’u zhvilluar.
Rakipi: Më falni zonjë, ne kemi një rregull gazetarët që kur shfaqemi direkt jemi më të mbrojtur.
Dëshmitarja: Duke qenë se e kam ndjekur procesin dhe më tërhoqi procesin dhe procesi i zonjës Imeraj. Unë jam vetëofruar me letër KPA-së dhe ONM-së për t’u vetëdëshmuar në këtë proces. Nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe nuk e di.
Kikia: Meqë e keni ndjekur procesin e zonjës Imeraj dhe morët një kurajo për të ndërhyrë publikisht, çfarë keni konstatuar gjatë këtij procesi? Kishte sajesa, histori artificiale të krijuara, akuza të pabaza? Çfarë nuk shkonte në këtë çështje?
Dëshmitarja: Shumë gjëra unë i kam thënë dhe në dëshminë time në polici gjatë kanosjes që më është bërë, kam kuptuar shumë gjëra, që mbase për shkak të ngarkesës së punës në kohë reale s’mund të refektoje se çfarë ndodhte por tani që jam larguar, mbase jam më e kthejllët kam arritur të kuptoj e gjerat kanë qenë më shumë se sa të qëllimshme.
Jam dëshmitare sepse për fatin tim, puna ime është monitoruar gjatë gjithë kohës në kamera dhe nuk jam duke thënë asgjë të pavërtetë, për denoncime të ardhura dorazi, për fyerje.
Rakipi: Pra njerëzit me të cilët keni punuar e kanë krijuar idenë se kush jeni ju tani?
Dëshmitarja: Besoj se po. Ju thashë nuk jam person që dua të fshihem pas diçkaje, e vetmja gjë që nuk dua të jem shumë e dukshme është për shkak të jetës sime dhe të fëmijëve të mi.
Imeraj: Është hera e parë që… më janë drejtuar si maloke.
Kikia: Mesa kuptoj kemi të bëjmë me dy çështje, njëra për shkak të reagimeve apo konflikteve të brendshme në KPK dhe tjetra për aludimet që zonja ngre për fabrikimin e zonjës Imeraj për të justifikuar vendimin e shkarkimit.
Dëshmitarja: Si një person i guximshëm. Do kisha dashur shumë të kisha qenë dëshmitare në procesin në KPA.
Imeraj: Nuk mundë gjykoj për një çështje të tillë sepse për dosjen… Unë e kam prezantuar vetë pretendimin për një proces të zhvilluar në kushtet e konfliktit të interesit.
Rakipi: Thënë nga ju nuk është shumë e besueshme.
Imeraj: Nuk e them unë, është me dokumentacion.