Një 35-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene e cila ishte pasagjere në autobusin e tij.
Policia ka arrestuar një 35-vjeçar nga Erseka, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Sipas uniformave blu, i arrestuari është shofer autobusi dhe 15-vjeçarja po udhëtonte se bashku me të, nga Tirana drejt Korçës. Shoferi e ka prekur të miturën në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj dhe ajo e ka filmuar dhe i ka treguar të atit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.”– thuhet në njoftimin e Policisë.