Vendosni fjalën kyçe....

Balla këmbëngul: Seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të mbahet më 16 maj


Konferenca e Kryetarëve është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar mbi nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Që në nisje të saj, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulan Balla theksoi se seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të mbahet në 16 maj.

 “Në vijim edhe të diskutimit të zhvilluar në pjesën e parë të kësaj mbledhje unë i qëndroj propozimit të bërë për të zhvilluar raundin e parë në datë 16 maj ora 17:00, një seancë të posaçme siç e përcakton kushtetuta dhe nenet e rregullores së Kuvendit. Kjo datë është një datë e përshtatshme brenda afatit.”– tha Balla.

Deputetët e opozitës nga ana tjetër u shprehën skeptikë lidhur me këtë proces.