Konferenca e Kryetarëve ka miratuar propozimin e Taulant Ballës që në 16 maj në orën 17:00 të mbahet seanca e parë për zgjedhjen e presidentit.
Vendimi u mor vetëm me votat e maxhorancës,pasi deputetët e opozitës nuk janë shprehur as pro dhe as kundër.
Në mbledhjen e sotme u miratua gjithashtu rendi i ditës, ku përvec datës për mbajtjen e raundit të parë u miratua edhe diskutimi që do të bëhet në Komisionin e Ligjeve në datën 15 maj në orën 10:00.
Konferenca caktoi gjithashtu si afatin e dorëzimit të dokumentacionit datën 16 maj ora 17:00.
“I qëndroj propozimit të bërë për të bërë votimin e parë në datën 16 maj në orën 17:00. Kjo datë është një datë e përshtatshme dhe brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta.”- shprehej më herët Balla në mbledhje.
Mesila Doda shprehej se kjo “nuk është thjesht çështje datash, nuk është thjesht çështje burokratike.”