Vendosni fjalën kyçe....

Dërgohet për gjykim ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, fshehu një apartament


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja do gjykohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për akuzën e deklarimit të rremë ose fshehjes së pasurisë.

Kjo pasi ai nuk justifikon me burime të ligjshme një apartament që ka në pronësi. Një ndër arsyet e shkarkimit të tij nga vettingu ishte edhe apratamenti në pronësi të tij.

Gjykatësi i Posaçëm, Erjon Bani e pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim në themeli dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë.

Gjatë shpalljes së vendimit Bani argumentoi se për dy apartamente në pronësi të Dedjas dhe një garazh SPAK nuk ka siguruar prova kundër Dedjas.

Ndërsa për burimin e krijimit të një apartamenti ai duhet ti nënshtrohet gjykimit në themel. Hetimi për Bashkim Dedjas nisi pasi ai u shkarkua nga detyra në kuadër të procesit të vettingut.