Vendosni fjalën kyçe....

Diplomati rus: TV britanik më censuroi kur tregova foton naziste të Zelensky-t


Dmitry Polyansky, i cili është nënkryetari i misionit të Rusisë në OKB pretendon se ëhtë censuruar nga një televizion britanik.

Polyansky thotë se “Sky News” i Mbretërisë së Bashkuar mbylli papritmas një intervistë me të sapo ai tregoi një foto me një simbol nazist që ishte postuar nga presidenti ukrainas në Ditën e Fitores së Luftës së Dytë Botërore.

“Përgjigja e moderatorit? Ai e mbylli shpejt bisedën, duke mërmëritur se koha jonë, siç doli, mbaroi papritmas dhe se Sky News nuk mund ta verifikonte këtë informacion.”- shkroi diplomati në Telegram.

“Aq shumë për lirinë e fjalës në Perëndim… nuk kanë nevojë për të vërtetën! Tani e tutje, ata do të mendohen njëqind herë para se të ftojnë diplomatët rusë në një shfaqje live!”- shtoi ai, citon RT.

Gjatë intervistës në fjalë, Polyansky u pyet nëse ishte dakord që trupat ruse në Ukrainë po “çnderonin gjyshërit e tyre që luftuan nazistët” dhe se veprimet e tyre po “pasqyronin fashizmin“.

Polyansky e quajti pohimin “blasfemik“. Ai shtoi se ishte “absolutisht katastrofike dhe e paturpshme ajo që po bën Britania e Madhe tani, duke harruar gjithçka për të cilën po luftonim”.

Diplomati më pas nxori një tabelë dhe tregoi një pamje të një postimi të fshirë në mediat sociale nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në Ditën e Fitores, Zelensky publikoi një foto të një luftëtari ukrainas me një kafkë që ishte veshur nga një njësi elitare gjermane SS gjatë luftës.

Kur moderatori u përpoq të ndërhynte, Polyansky tha: “Mos më ndërprisni, zotëri, ju lutem.”

“A e dini se ky divizion ‘Totenkopf’ ishte përgjegjës për vrasjen e 100 britanikëve në Francë në fillim të Luftës së Dytë Botërore? Polyansky vazhdoi. Pra, kjo do të thotë që tani Mbretëria e Bashkuar po mbulon autoritetet ukrainase, të cilat shfaqin simbole naziste gjatë Ditës së Fitores. Dhe këto simbole naziste u përdorën nga të njëjtat regjimente që vranë britanikët. A nuk është pak e çuditshme?”– u shpreh diplomati rus.

Prezantuesi më pas tha se u kishte mbaruar koha dhe përfundoi intervistën dhe shtoi se pretendimet e të ftuarit nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

E njëjta foto me simbolin e kafkës u postua gjithashtu nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter dhe më vonë u hoq.

Moska pretendon se ka kapur luftëtarë me tatuazhe dhe shenja naziste gjatë fushatës së saj ushtarake në Ukrainë. Sipas raporteve të shumta, Batalioni Azov i Ukrainës përmban luftëtarë me pikëpamje të hapura neo-naziste.