Vendosni fjalën kyçe....

“E rëndësishme mbështetja e Rumanisë për integrimin tonë në BE”- Alibeaj dhe një pjesë e grupit parlamentar të PD-së pret në takim senatorin rumun


Enkelejd Alibeaj dhe një pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së kanë zhvilluar këtë të martë një takim me një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë.

Në krye të këtij delegacioni ishte senatori Titus Korlatean.

Alibeaj ka publikuar disa foto nga ky takim, ndërsa zbulon dhe detaje nga diskutimet. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së Rumanisë për integrimin e vendit tonë në BE, garantimin e stabilitetit në Ballkan dhe përfshirjen e Kosovës në NATO. Lufta në Ukrainë ishte gjithashtu një nga çështjet e diskutimit.

 “Patëm kënaqësinë si përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të presim në një takim me një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Kryetari i Komisonit, Senatori Titus Korlatean.

Gjatë takimit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, u theksua marrëdhëniet e mira historike të mirë mes dy vendeve dhe nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ku mbështetja e Rumanisë për integrimin tonë në BE është shumë e rëndësishme.

Gjatë bisedës me kolegët rumunë theksova rëndësinë e garantimit të stabilitetit të Ballkanit dhe ecjen përpara të gjithë rajonit drejt familjes së madhe europiane dhe atlantike e ku përfshihet dhe integrimi i Kosovës në NATO.

Ndaj interesit të kolegëve rumunë rreth respektimit te lirive dhe te drejtave të minoriteteve, posaçërisht atij arumun, theksova se një nga vlerat dalluese të shoqërisë shqiptare është bashkëjetesa dhe vlerësimi dinjitoz i minoriteteve të ilat në Shqipëri janë ndjerë si në vendin e tyre me të drejta të plota. Historia është dëshmitare e këtij virtyti.

Gjithashtu folëm për situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, si çështje e sigurisë ndërkombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes paqësore për të shmangur humbje njerëzore e për të rikthyer stabilitetin ekonomik në Europë.”- shkruan Alibeaj.