Një shtetas ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në Astir dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia thotë se shtetasi K.A 50-vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjatë.
“Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.