Avokati Saimir Visha në një intervistë për emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv tregoi se mbesa e tij Elsa Lila është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat ndaj saj.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat.
E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para.
Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën.”-tha Visha.
Këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Në atë aksion të policisë italiane u arrestuan 13 persona. I përfshirë në këtë grup kriminal është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Bardhi njihej për autoritetet italiane pasi u arrestua në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, po për drogë.