Një portret i aktores Marilyn Monroe i vitit 1964 është shitur për 195 milionë dollarë mbrëmjen e së hënës.
Vepra e artistit amerikan Andy Warhol, i njohur si një figurë kryesore në lëvizjen e artit pop, u bë vepra më e shtrenjtë e artit amerikan ndonjëherë dhe më e shtrenjta e shekullit të 20-të.
Piktura ‘Shot Sage Blue Marilyn’ është njëra nga një seri prej pesë portretesh që Warhol i bëri Monroe pas vdekjes së saj në vitin 1962, duke përdorur një foto promovuese të aktores dhe duke aplikuar skema të ndryshme ngjyrash.
Katër nga pesë pikturat e serisë u dëmtuan, por kjo përfundoi duke i shtuar miliona vlerës së pjesës.
Portreti, i cili u përshkrua nga shtëpia e ankandit Christie’s si “kulmi absolut i popit amerikan”, u shit pak më poshtë se vlerësimi prej 200 milionë dollarësh që i ishte bërë. Pëlhura e Warhol ka kaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga një pikturë e Pablo Picasso, e cila shkoi për gati 180 milionë dollarë në vitin 2015.