Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot në paraburgim ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke hyrë në ndërtesën ku mbahet Thaçi në paraburgim në Hagë.
“Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”– shkruan Rama krahas videos.
Kujtojmë se Thaçi akuzohet për krime lufte nga Prokuroria Speciale, akuza për të cilat ai pretendon se është i pafajshëm.