Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në vazhdën e diskutimeve për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit shkruan se Ministrja mban sekret statutin e Fondacionit që krijohet për të marrë nën shfrytëzim Butrintin për 10 vite.
Zhupa thotë se në statut përcaktohen si zgjidhen organet drejtuese dhe si bëhet funksionimi i tyre dhe ky dokument nuk bëhet transparent për publikun.
“Dy javë diskutime dhe ende nuk kemi Statutin e Fondacionit që krijohet për të marrë Butrintin për 10 vjet!
Ministrja shprehet në Komision që “gjeje vetë”!
Ndërkohë ky duhet jetë një dokument parlamentar dhe publik se bëhet fjalë për mënyrën konkrete të organizimit të atij fondacioni që do i jepet Butrinti me koncension për 10 vjet.
Pika 8.2 thotë që ministrja është kryetare bordi vetëm 2 vjet, dhe sigurisht nuk ka ndonjë të drejtë veto!
Pika 8.3 mënyra e zgjedhjes së organeve drejtuese dhe funksionimi i tyre përcaktohet në statutin e fondacionit.
Pikërisht ky statut është ende sekret!”-shkruan Zhupa.