Vendosni fjalën kyçe....

39-vjeçari në Gramsh qëllohet me dorezë metalike në kokë, në gjendje të rëndë tek Trauma


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Gramsh, ku një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është dhunuar nga një person tjetër.

Sipas uniformave blu, i plagosuri është qëlluar me dorezë metalike në kokë nga një 35-vjeçar me inicialet E.K. I dyshuari u arrestua në kushte të flagrancës, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, pasi në lagjen ‘Sporti’, Gramsh, ka qëlluar me dorezë metalike, në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Gramsh, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.”-thotë Policia.