Vendosni fjalën kyçe....

Borrell mbledh në darkë jozyrtare drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Rajoni mbetet prioritet i BE-së


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka mbledhur në një darkë joformale krerëët e Ballkanit Perëndimor

Para takimit ku merr pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Borrell mbajti një fjalim ku shprehu rëndësinë e rajonit në politikat e jashtme të BE-së.

Borrell tha se BE dhe Ballkani Perëndimor do të përballen së bashku me “veprimet përçarëse të Rusisë drejtpërdrejt në rajon përmes dezinformimit dhe sulmeve kibernetike”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE theksoi se Ballkanin Perëndimor mbetet prioriteti strategjik i Unionit.

Lufta e fundit në Evropë ishte në Ballkan, tani është në Ukrainë dhe sot do të jetë një rast i mirë për të diskutuar mbi ndikimin global dhe rajonal të kësaj lufte të Putinit, një luftë ilegale kundër popullit ukrainas dhe kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Borrell.