Vendosni fjalën kyçe....

“E drejta jonë ligjore të kërkojmë performancën e institucioneve të drejtësisë”- Ulsi Manja


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë konferenës së sotme për mediet, u përgjigj lidhur me kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj institucioneve të drejtësisë.

Ai u shpreh se Partia Socialiste kurrë nuk i ka komentuar vendimet e gjykatës edhe kur ato kanë qenë të disktueshme. Por sipas tij, të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, kjo është një e drejtë që ua jep ligji.

“Nuk kemi ndërhyrë as në drejtësinë e vjetër dhe as tek kjo sot, që jemi sponsorizuesit që të jetë një drejtësi e pavarur në shërbim të qytetarëve. Kush drejton gishtin në drejtimin tonë duhet ta drejtojë nga vetja. Pavarësinë e gjyqësorit e kë garantuar vetë gjyqësori. PS, kryeministri, apo çdo përfaqësues i asnjëherë edhe kur këto vendimmarrje kanë qenë të diskutueshme nuk i ka diskutuar kurrë vendimet e gjykatës. Vendimet e gjykatës kanë të drejtën t’i komentojnë akademikët, jo ne si forcë politike. Por të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, jemi në kushtet tona ligjore. Në këtë pikë kryeministri, por edhe unë si ministër i drejtësisë, po ushtrojmë detyrën që na ka dhënë ligji dhe lidhet me politikat e drejtësisë, që janë përgjegjësi e kësaj mazhorancë.”– tha Manja.

Ministri u ndal në procesin e Vettingut ku thotë se 530 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në filtrat e vetingut, prej të cilëve, 197 janë shkarkuar. Por Manja ka ngritur dhe problemin se shumë prej gjyqtarëve janë dorëhequr për të mos kaluar në vetting. Sipas tij ata duhen vendosur nën hetim dhe kjo duhej të ishte bërë në një afat të shpejtë.

“Dua t’ja nis me vetingun. Vetingu ka vlerësimin maksimal. Vetingu ishte mekanizëm për të pastruar llumin e gjyqtarëve nga sistemi i drejtësisë. Ja ka dalë me sukses.

800 gjyqtarë dhe prokurorë janë subjekte rivlerësimi. Në filtër kanë kaluar 530 gjyqtarë dhe prokurorë. Nëse vetingu është konceptuar si pastrim i drejtësisë, organet e tjera kanë përgjegjësinë për të hetuar deri në fund gjyqtarë dhe prokurorë që dolën nga sistemi për deklarim të rremë të pasurisë, deklarim të pjesshëm apo të rremë të pasurisë. Ku është shqetësimi ynë sot dhe në vazhdim? Nga 530 gjyqtarë dhe prokurorë, 197 prej tyre janë shkarkuar për deklarim të rremë, deklarim të pjesshëm, fshehje pasurie dhe mungesë burimesh financiare.

51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vetingut. Në këto 50 që janë tërhequr, ka një shqetësim, 27 kanë dhënë dorëheqjen pasi kanë marrë vlerësimet nga KPK. 

Ndërsa pjesa tjetër ka dhënë dorëheqjen pas marrjes së vlerësimit, por nuk dihet fati i tyre. Ju e dini shumë mirë që ka vend dhe për ushtrimin e ndjekjes penale. Po t’u referohemi këtyre afateve. Për deklarim të rremë, për afro 22 gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar, referuar kohës kur është konstatuar ky fakt, për shkak të mosveprimit penal, rrezikon të shuhet. 

Një pjesë e gjyqtarëve të niveleve të ulëta, për këto vepra, janë subjekte të prokurorisë të zakonshme. Ndërsa për korrupsion e ka SPAK, ndërkohë që rrezikojnë të mos hetohen për shkak të kalimit të afateve. Për çfarë e bëmë këtë proces ne, që të shkarkojmë disa gjyqtarë dhe prokurorë nga puna?” – tha Manja.