Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa: Kërkuam arkeologë dhe studiues shqiptarë në Komision për Butrintin, por maxhoranca tha se do e bojkotojë


Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa thotë se opozita kishte kërkuar një dëgjesë publike me arkeologë dhe studiues shqiptarë për Butrintin në Komisionin e Edukimit.

Mirëpo sipas saj, maxhoranca ka dalë kundër.

 “Lidhet me një kërkesë të cilën e kemi firmosur 7 deputetë të komisioni të edukimit për të kërkuar një dëgjesë publike të hapur me median, me arkeologë, studiues shqiptarë për Butrintin. Kemi kërkuar me Taren, Cekën, Baçen, Alibalin dhe një ekspert izraelit.

Sipas rregullores së parlamentit, komisioni ka vetëm detyrimin për ta zhvilluar këtë seancë. Ndërsa nënkryetari i Komisionit Petro Koçi tha se do ta sabotojmë këtë seancë më 17 maj, nuk do të paraqitemi atë ditë në seancë, duke dështuar mbledhjen sepse PD e vetme nuk ka kuorumin. Pas shumë debateve në seancë ne do ta kryejmë seancën.”- tha Zhupa.