Vendosni fjalën kyçe....

Mirela Kumbaro dhe Tërmet Peçi ia marrin këngës (VIDEO)


Sezoni turistik po afron dhe ministrja Mirela Kumbaro ndodhet në një tur nëpër Shqipëri ku po viziton qytetet turistike.

Ndërsa inspekton përgatitjet për sezonin veror, gjen edhe momente argëtimi. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kumbaro shihet krahë më krahë me kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçin duke kënduar këngë polifonike. Me ta ishte dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Këngëtarja e muzikës popullore, Juli Çenko ka publikuar videon përmes së cilës falënderuar ministren që këndoi sëbashku me të.

 “Falënderojmë ministren zj. Mirela Kumbaro dhe dy kryetarët e bashkive Gjirokastër e Tepelenë, z. Flamur Golemi dhe z. Tërmet Peçi, që kënduan së bashku me ne traditën e bukur të polifonisë të krahinave të tyre!”– shkroi këngëtarja.