Vendosni fjalën kyçe....

Pse nuk e padisni Ramën për shpifje? Berisha: Se ai kontrollon çdo gjë, por e sfidoj në debat publik përballë meje


Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët se përse nuk e padit kryeministrin aktual Edi Rama për shpifje, lidhur me akuzat që i drejton atij. Por Berisha u përgjigj se nuk e bën këtë duke qenë se Rama kontrollon çdo gjë në vend dhe sipas tij i mbetet vetëm të bëjë transparencë.

Ama e sfidoi Ramën që të gjente qoftë edhe një tender të vetëm të përfituar nga të afërmit e tij, gjatë qeverisjes së PD-së.

“Tani siç e shihni ju ai kontrollon çdo gjë. Dhe të harxhosh kohë, se ka edhe koha çmimin e vet. Por unë i përgjigjem, bëj transparencë dhe mendoj se përgjigja më e shkëlqyer që mund t’i juap z.Rama është si opozitë e vërtetë e këtij vendi. Ajo atë po e tmerron. Ai e gjen veten të pashpresë. Dhe e garantoj se shumë shpejt do ta kuptojë se është vetëm fillimi i opozitës së vërtetë. Nuk mund të pajtohet kurrë opozita me këtë situatë të paimagjinueshme vjedhjesh.
Më falni se po bëj një gujë… Edi Rama ka një baxhanak. Unë kam një kunat. Kunati dhe baxhanaku pak a shumë janë të ngjashëm apo jo? Të gjejë një tender të vetëm që kunati im ka përfituar nga qeveria e Partisë Demokratike. Një. Doni t’ju them unë nja 50 tendera të Armando Frangut, baxhanakut. Dhe kjo para 4 vitesh. Famozi Frangu me Ilir Beqjan s’lanë tender me ra në tokë. Baxhanaku. Që për definicion duhej të përjashtohej nga tenderat, sigurisht. Po qe i rrethit familjar ti s’mund të marrësh pjesë. Le të nxjerrë, atje janë dokumentet, një tender të vetëm të një kompanie, jo fëmijët e mi të kenë marrë pjesë se ajo do ishte superskandal, por edhe të kenë qen nënkontraktorë të atij tjetrit. Kurrë. Kurse këtu ju e dini se si qarkullon emri i Olsit aferë pas afere. Emri i Ramës, nuk është Olsi. Se është Rama. Olsi ka një gjë se i pastron me sportin, se donte të kapte dhe federatën.”- tha Berisha.

Më pas Berisha e sfidoi Ramën që të dalë në një debat publik përballë tij.

“E ftoj në një debat publik para jush. Të dalë, t’ia themi në sy të gjitha njeri-tjetrit. Le ti marrë me mijëra vendime që kam firmosur dhe të vijë. Tua nxjerrë shqiptarëve ashtu siç dilte në plazh, jo fizikisht, por moralisht. Se jetën private e dini ju, e kam ligj.”- u shpreh ai.