Vendosni fjalën kyçe....

Balla i drejtohet Berishës: Nuk do jesh 4 vjet deputet


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi foli për nismën e tij dhe deputetëve të PD-së për të dënuar masakrën e Srebrenicës.

Balla tha se Shqipëria e ka dënuar dhe do ta dënojë gjithmonë gjenocidin serb në Srebrenicë, por sipas tij rezoluta për njohjen e gjenocidit s’mund të vijë nga Berisha.

Kjo sepse sipas tij Berisha ka një kontribut në kët gjenocid pasi ka furnizuar Serbinë me naftë. Ai iu drejtua Berishës më tej duke thënë se s’do jetë deputet për 4 vjet sa i zgjat mandati.

“Kuvendi i Shqipërisë, Shqipëria e ka dënuar, e dënon dhe do ta dënnojë përjetësisht gjenocidin e Srebrenicës ose iç njihet botërisht tragjedinë e Bosnjës dhe ka mbështetur dhe ka përshëndetur të gjitha dënimet shembullore të Gjykatës së Hagës përkundrejt të gjithë urdhëruesve, organizatorëve të kësaj tragjedie.

Tetë mijë boashnjakë myslimanë kanë humbur jetën. E thashë edhe dje, ia thashë zotit Shehu. Unë km patur mundësinë të shkoj dhe të shoh memorialin dhe të vendos një tufë me olule atje.

Besoj që më 11 korrik biem dakord të kemi një seancë të Kuvendit për të përkujtuar këtë masakër e natyrshëm të mbajmë e një minutë heshtje.

Kur ka ndodhur? Në 11 korrik të vitit 1995. Ia kam thënë dje zotit Shehu se në këtë përfaqësuesin e botës së përtejme që sapo foli këtu, thjesht e vetëm kjo që sapo dëgjuat e shumë fjalime të tjera duken si turpërime dhe në fakt është e pa kuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë, që kanë përgjegjësi direkte të turpit që ka marrë Shqipëria asokohe.

Erdhe si cjapi te kasapi o Sali sot, kisha kohë që të prisja të t’i thoja dy fjalë për këtë çështje, por gabim kemi bërë që nuk i kemi hapur më parë këto peta byreku me ty.

Genocidi është ushqyer me naftën prej teje Sali e në fund, më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot, më 25 prill 1995, rreth tre muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedia Nju Jork Times publikoi një raport ku thuhet Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje. Zv Presidenti amerikan e thoshte.

Ajo Sali gazeta letër higjenike që ti quaje. Në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë në përfundimin që Shqipëria po thyen embargon.

Po ne mund të biem dakord të bëjmë rezolutë për të gjithë këtë çështje por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde të botës së përtejme. Ti nuk merr dot asnjëherë asnjë mbështetje asnjë propozim këtu katër vite sa të jesh këtu nuk do jesh katër po nejse, do flasim.”- tha Balla.